Pas barazimit me Moldavinë në transfertë, Kosova ka pësuar humbjen e parë në grup mbrëmjen e sotme, duke u mposhtur në fushën e saj nga Greqia me rezultati 2-1.
Gjermania nga ana e saj ngeci sërish, kësaj here ndaj Zvicrës ndërsa Spanja shpartalloi Ukrainën në ndeshjen tjetër të grupit.
Në përballjen mes Serbisë e Turqisë nuk pati fitues pasi ndeshja përfundoi në barazim të bardhë pa gola. Më poshtë janë rezultatet e ditës së sotme në Ligën e Kombeve.
Ndeshjet
Liga A
Zvicër –Gjermani 1-1
Spanjë – Ukrainë 4-0
Liga B
Uells – Bullgari 1-0
Irlandë – Finlandë 0-1
Hungari – Rusi 2-3
Serbi – Turqi 0-0
Liga C
Slloveni – Moldavi 1-0
Kosovë – Greqi 1-2
Maltë – Letoni 1-1
Liga D
Andorrë – Ishujt Faroe 0-1