Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i zymtë i Deutsche Bank – Ekonomia botërore s’do kthehet në nivelin e para pandemisë për shumë kohë


Ekonomia globale nuk do të kthehet në nivelet para-pandemike ‘për një kohë të gjatë’ – Deutsche Bank

Në një këndvështrim tjetër të zymtë për ekonominë globale, Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Bank, Christian Sewing, paralajmëroi se botës mund t’i duhet shumë më tepër kohë nga sa mendohej për ta rimarrë veten ekonomikisht nga Covid-19.

“Niveli i periudhës para krizës do të jetë i vështirë për t’u arritur dhe do të duhet shumë kohë. Kjo nuk do të ndodhë këtë vit dhe as vitin e ardhshëm.” – i tha bankieri një auditori në Samitin Bankar Handelsblatt në Frankfurt në fillim të kësaj jave.

“Ndërsa disa pjesë të ekonomisë nuk do të funksionojnë plotësisht, me disa sektorë që funksionojnë me kapacitet 70-90 përqind, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve do të duhet të jetojnë me shitje të reduktuara për një kohë mjaft të gjatë, sipas Sewing.

Ai shtoi se rimëkëmbja përfundimisht do të ndodhë, por ‘vetëm hap pas hapi dhe jo në të gjitha industritë’.

Fjalimi erdhi ndërsa gjithnjë e më shumë vende janë zhytur në recesion pasi pandemia e koronavirusit goditi ekonomitë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *