Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli disa herë aktin normativ, arrestohet pronari i lokalit në Durrës


Një pronar lokali i cili organizonte dasmë në kundërshtim me aktin normativ është arrestuar nga policia e Durrësit.

Shtetasi me iniciale S.P 52-vjeç banues në  Durrës ishte ndëshkuar 2 herë me masë administrative si edhe me mbyllje aktiviteti por sërish u konstatua se po organizonte ceremoni martesore.

Njoftimi i policisë:

Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *