Vendosni fjalën kyçe....

Shmangia e shtratit të Lanës prek 300 banesa, banorët e Astirit u rikthehen protestave


Banorët e zonës së Astirit u janë rikthyer protestave pas lajmit për prishjen e rreth 300 banesave që do i hapin vendin shmangjes së shtratit të lumit të Lanës.

Banorët kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen në të kundërt kanë paralajmëruar se nuk do e lejojnë projektin.

Ata janë shprehur se janë për zhvillimin e zonës por pas dëmshpërblimit të drejtë të pronës së tyre.

Sipas tyre, Bashkia e Tiranës u ka premtuar që do të kishte dëmshpërblim të njëjtë për të gjithë banorët, pasi kjo është dhe një nga kërkesat e Bankës Europiane, një nga investitorët e këtij projekti.

“Nga devijimi mund të prishen rreth 300 shtëpi, jemi pro zhvillimit, por jo devijimit. Ky është një projekt vetëm për oligarkët. Na thanë se do dëmshpërblehemi, por s’na kanë dhënë gjë, kur do të na i japin paratë, pasi ne s’mund të hidhemi në rrugë të madhe. Nëse s’kanë fonde, mos të realizohet projekti, në sy të Bankës Europiane thanë se do të dëmshpërblehemi të gjithë, jo vetëm ata që kanë legalizime për shtëpitë e tyre. Nuk na informojnë sesi do jetë projekti përfundimtar, ka një devijim të projektit, pse duhet të prishen 300 shtëpi.” – kanë thënë ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *