Një dremitje për më shumë se një orë mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj të zemrës, zbuloi një studim.
Nëse e pëlqeni gjumin e e drekës mund të duhet ta rimendoni zakonin tuaj të parapëlqyer, sipas një analize hulumtuese të paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.
Megjithëse aktualisht është në dispozicion vetëm abstrakti i studimit, autorët, të cilët janë nga Universiteti Mjekësor Guangzhou në Kinë, ndanë gjetjet paraprake, të cilat sugjeruan që dremitjet për më shumë se një orë mund të rrisin rrezikun e një personi për sa u përket sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së hershme.
Studiuesit shikuan 20 studime të mëparshme mbi dremitjet, sëmundjet e zemrës dhe rrezikun e vdekjes, duke përfshirë të dhëna për 313,651 njerëz, nga të cilët një e treta (39%) raportuan se merrnin një sy gjumë në drekë.
Ata arritën në përfundimin se dremitjet e çdo kohëzgjatjeje rrisin rrezikun e vdekjes së një personi me 19% dhe thanë se kjo mund të ndodhë sepse pjesëmarrësit përdorën dremitjet si zëvendësime për një natë të plotë gjumi, e cila është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm.
Por njerëzit që bënin një sy gjumë të gjatë prej 60 minutash ose më shumë, kishin rrezikun më të lartë, thanë ata.
Sipas studimit, ata njerëz kishin 30% më shumë të ngjarë të vuanin vdekje të parakohshme dhe 34% më shumë të ngjarë të zhvillonin sëmundje të zemrës, sesa njerëzit që nuk dremitën fare.
Gjetjet e studimit bazohen në kërkimet ekzistuese që sugjerojnë se dremitjet e gjata mund të kontribuojnë në inflamacion, presion të lartë të gjakut dhe diabet, sipas autorit kryesor të studimit Dr. Zhe Pan.
Në të njëjtën kohë, rezultatet bien ndesh me kërkimet që kanë gjetur se dremitja përmirëson funksionin e trurit dhe ul presionin e gjakut.