Administrata Trump njoftoi të premten vonë se do godiste ‘teorinë e racës’, një ideologji anti-amerikane e ekstremit të majtë që promovon ndarjen racore, duke hequr mundësinë që ajo të mësohet në agjencitë federale dhe të paguhet nga paratë federale.
Memorandumi i lëshuar nga Russell Vought, Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, e quajti teorinë e racës ‘përçarëse’ dhe ‘propagandë anti-Amerikane’, duke shtuar se ideologjia e ekstremit të majtë promovon në mënyrë të gabuar nocionin se ‘ka racizëm të ngulitur në besimin se Amerika është vendi i mundësive ose besimin se personi më i kualifikuar duhet të marrë një vend pune’.
Në memo thuhet:
“Këto lloje të ‘trajnimeve’ jo vetëm që bien ndesh me besimet themelore për të cilat kombi ynë ka luftuar që nga fillimi, por ato gjithashtu sjellin ndarje dhe përçarje brenda forcës punëtore federale. Ne mund të jemi krenarë që si punëdhënës, qeveria federale ka punonjës të të gjitha racave, etnive dhe feve. Ne mund të jemi krenarë që amerikanët nga i gjithë vendi kërkojnë të bashkohen me fuqinë tonë të punës dhe t’i përkushtohen shërbimit publik. Ne mund të jemi krenarë për përpjekjet tona të vazhdueshme për të mirëpritur të gjithë individët që kërkojnë t’u shërbejnë kolegëve të tyre amerikanë si punonjës federalë. Sidoqoftë, ne nuk mund të pranojmë që punonjësit tanë të marrin trajnim që kërkon të ulë vlerat tona thelbësore si amerikanë dhe të çojë ndarjen brenda forcës sonë të punës. Presidenti më ka udhëzuar që të sigurohem që agjencitë federale të pushojnë dhe të heqin dorë nga përdorimi i dollarëve të taksapaguesve për të financuar këto seanca trajnimi përçarëse, jo-amerikane.” – shkroi Vought.
“Prandaj, për këtë qëllim, Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit së shpejti do të lëshojë udhëzime më të hollësishme për zbatimin e direktivës së Presidentit. Ndërkohë, të gjitha agjencitë udhëzohen të fillojnë të identifikojnë të gjitha kontratat ose shpenzimet e tjera të agjencisë në lidhje me ndonjë trajnim mbi ‘teorinë e racës’, ’privilegjin e bardhë’, ose ndonjë përpjekje tjetër trajnimi ose propagandë që mëson ose sugjeron se Shtetet e Bashkuara janë një vend natyrshëm racist ose i lig ose se çdo racë apo etni është në thelb raciste ose e keqe.” – shtoi Vought.