Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 75-vjeçarit nga Kosova në Velipojë, revoltohen pushuesit (Video)


Ditën e sotme një 75-vjeçar ndërroi jetë në Velipojë.

Burri, një shqiptar i Kosovës kishte ndjerë shqetësime pas futjes në det dhe pavarësisht se u nxorr i gjallë nga uji, nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e një sulmi në zemër.

Dhjetëra shqiptarë të Kosovës protestuan në vendin e ngjarjes pasi sipas tyre ambulanca ishte vonuar shumë për të mbërritur.

Siç shihet në pamjet video të publikuara nga Klan Kosova, ata thërrasin të revoltuar.

Vdekja e sotme është e disata në plazhet e vendit që prej nisjes së sezonit veror.

Duhet thënë se në plazhet e vendit mungojnë vrojtuesit edhe pse nga ministri i Turizmit, Klosi, u njoftua me shumë bujë para pak vitesh projekti për vrojtuesit e plazheve, një projekt që nuk u zbatua kurrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *