Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të Kryeministrit Edi Rama i cili tha se mësuesit nuk emërohen më nga politika.
Por për Bardhin, prova që dëshmon se Rama ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin personal është dosja e pahetuar 184.
Sipas Bardhit dosja 184 tregon se Rama i ktheu shkollat në celula të partisë.
“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës”-shkruan Bardhi.