Bernard Berisha shënoi një gol spektakolar në përballjen me Greqinë, por gjesti i tij i festimit të golit la shumë për të dëshiruar.
E trajneri Challandes beson se gjesti i Berishës i drejtohej pikërisht atij që e kishte lënë prej dy vitesh në stol.
“Për mua Bernard Berisha ka bërë një punë të mirë si zëvendësues dhe unë gjithashtu pres nga zëvendesuesit të bëjnë diçka. Ju e patë ishte një mesazh për mua, unë menjëherë kam folur me Bernardin. Unë nuk e pranoj këtë mënyrë të festimit, unë i thash ti më tregove që je këtu, por ne nuk kemi nevojë për festime si ai. Unë jam trajneri dhe nuk mund ta pranoj”- tha tekniku zvicerian i Kosovës.
Por vetë Berisha e ka mohuar se gjesti i drejtohej trajnerit ndërsa ka shtuar se ia dedikon nënës së sëmurë.
“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite s’kam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo. Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite. Goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”.– tha Berisha.
Goli i Berishës nuk ishte i mjaftueshëm, pasi Kosova humbi me shifrat 1:2 ndaj Greqisë, duke i mbyllur këto takime të shtatorit me vetëm një pikë të grumbulluar.
🇽🇰🇬🇷 BERNARD BERISHA GOAL
Bernard Berisha scored his first goal in the Kosovo jersey, in the 1-2 defeat to Greece.
Unfortunately it didn’t lead to any points, by oh what a beauty 🔥 pic.twitter.com/G4gRBgMIib
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) September 6, 2020