Facebook ka fshirë një mori faqesh me bazë në ëashington, të cilat ndërhynin në politikën e Amerikës Latine.
CLS Strategies është një nga shumë grupet lobuese që e quajnë ëashington-in shtëpinë e tyre.
Sipas faqes së internetit të vetë kompanisë, ajo “ndihmon klientët të fitojnë atje ku është më e rëndësishmja – në sallat e qeverisë, tregun dhe ne gjykatën e opinionit publik”.
Por përtej asaj çfarë thotë, CLS Strategies lobon ligjvënës në emër të politikanëve dhe korporatave të huaja dhe drejton operacione të porositura dezinformimi.
Kompania u kap javën e kaluar duke operuar me 55 llogari në Facebook, 42 faqe dhe 36 llogari në Instagram në Venezuelë, Meksikë dhe Bolivi. Së bashku, këto faqe kishin më shumë se 500,000 ndjekës dhe kërkonin të manipulonin politikën në këto vende, me një kosto prej 3.6 milion dollarë për klientët e CLS-së. Facebook njoftoi të premten se i kishte mbyllur faqet dhe llogaritë.
Siç shkruan RT, në Bolivi, CLS kishte krijuar faqe të rreme në mbështetje të presidentes së përkohshme të vendit, Jeanine Anez. Faqet përhapnin histori negative në lidhje me ish-presidentin Evo Morales, socialisti i cili u largua nga zyra vitin e kaluar nga ushtria e tij dhe u arratis në Meksikë. Stafi i CLS-së krijoi profile të rreme – ose, në disa raste, thjesht përdorën profilet e tyre reale – për të përhapur raportet e tyre.
Në Venezuelë, firma krijoi profile dhe faqe për të sulmuar Presidentin Nicolas Maduro, i cili është përballur me përpjekje të përsëritura për grusht shteti që kur lideri i opozitës Juan Guaido e deklaroi veten president të përkohshëm janarin e kaluar. Guaido njihet nga SHBA-ja dhe rreth 50 vende të tjera si udhëheqësi legjitim i Venezuelës.
CLS promovoi gjithashtu figurat e opozitës: Henrique Capriles dhe Maria Corina Machado.
Për më tepër, një raport i Universitetit të Stanfordit zbuloi se një numër i stafit të CLS-së kanë punuar më parë në fushata politike për opozitën Venezuelës. Ror raporti nuk zbuloi shkallën e pretenduar të fushatës së ndikimit në Meksikë.
Megjithëse disa nga qëllimet e saj përputheshin me ato të administratës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, CLS nuk po funksiononte si krah i administratës për të ndërhyrë në zgjedhje. Përkundrazi, punonjësit e saj ishin të lirë dhe merrnin një fitim të rregullt në emër të politikanëve të Amerikës Latine. Pavarësisht se ishte e vendosur në ëashington, kompania këmbëngul se nuk po zhvillonte një operacion të ndikimit të huaj, pasi klientët e saj ishin brenda vendeve të synuara.
Sidoqoftë, ka lidhje midis CLS-s dhe qeverisë amerikane. Këshilltari i Lartë Mark Feierstein, emri i të cilit është pastruar nga faqja e internetit e kompanisë ditët e fundit, ishte gjithashtu një këshilltar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ai ishte takuar me zyrtarë ushtarakë të SHBA-së dhe Amerikës Latine prillin e kaluar për të komplotuar një pushtim të mundshëm të Venezuelës. Më parë, ai ishte një ndihmës i Presidentit Obama, shërbeu në Departamentin e Shtetit nën Bill Clinton dhe punoi për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar si ndihmës administrator për Amerikën Latine.
Heqja e llogarive të CLS-së është e rëndësishme për faktin se përfaqëson herën e parë që një kompani amerikane kapet në ndërhyrje në punët e jashtme përmes mediave sociale.