Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Delegacioni i Kosovës nuk ka ditur të negociojë


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nuk ka fituar ato që ka mundur nga negociatat me Serbinë.

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe koordinatori nacional për dialog, Skënder Hyseni kanë pasur komoditet të tepruar.

Ka pasur edhe anëtarë të respektuar në delegacion. Por duhet të dimë se përvec zbutjes së gjuhës për Ujmanin nuk kemi fituar asgjë. Besoj se kur Serbia kërkoi tërheqjen për pikën 10 kemi mundur të shtojmë presionin drejt tyre. Kështu negociohet. Edhe përmendja e vetëm pikës së Merdares, është dashur të respektohet IBM. Kjo do të na bëhej më e lehtë po të përmendeshin të gjitha pikat. Hoti dhe Hyseni kanë shkuar me komoditet të tepruar”, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *