Vendosni fjalën kyçe....

Hoti takohet me Presidentin e PPE, i kërkon liberalizimin e vizave


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është takuar me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, të cilin e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e COVID- 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e kësaj pandemie.

Në këtë takim kryeministri Hoti ritheksoi zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit.

Në këtë takim, është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Hoti theksoi nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke potencuar se Kosova tashmë i ka përmbushur kërkesat e shtruara nga BE-ja për liberalizim të vizave.

Një ndër çështje të diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë.

Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.

Hoti dhe Tusk kanë biseduar edhe për rolin që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *