Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë qarqe për shkak të zjarreve masive që vazhdojnë të kërcënojnë jetën dhe shtëpitë.
Gjendja e Jashtëzakonshme u shpall në qarqet Fresno, Madera, Mariposa, San Bernardino dhe San Diego.
Zyrtarët po u kërkojnë banorëve të marrin parasysh paralajmërimet e evakuimit dhe udhëtarët të qëndrojnë larg zonës së zjarrit.
“Ne duhet të mbajmë zjarrfikësit të fokusuar në shuarjen e zjarrit dhe jo në menaxhimin e njerëzve”- thanë zyrtarët e zjarrfikësve në një njoftim të përbashkët për shtyp.
Mbi 200 njerëz u ndërprenë plotësisht nga rrugët e evakuimit dhe duhej të transportoheshin me siguri nga një helikopter i rojes kombëtare të Kalifornisë. Njëzet prej tyre pësuan lëndime dhe u dërguan në spitale.
Jeremy Remington is one of 207 people that was trapped and rescued from Mammoth Pool. He got to Fresno sometime after midnight.
The #CreekFire is 45,500 acres now. Shaver Lake is now under mandatory evacuation. Latest info: https://t.co/iyWXRiAuRq pic.twitter.com/BNFRymH4cp
— Dennis Valera (@dennisreports) September 6, 2020
Siç raportojnë mediat amerikane, një prej zjarreve u shkaktua nga neglizhenca e një feste për zbulimin e gjinisë së fëmijës. Në festë ishin përdorur disa pajisje piroteknike që krijojnë tym.
Mes një vale të paparë nxehtësie, temperatura arriti rekordin 49C të dielën në Los Angeles , sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Operatorët e rrjetit elektrik paralajmëruan klientët për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike.
The #CreekFire has made its way to Shaver Lake. @latimes @latimesphotos pic.twitter.com/IO1DIxrlrw
— Kent K. Nishimura (@kentnish) September 6, 2020