Mihal Kokëdhima u bë i njohur për publikun nga video e një viti më parë, pas një konflikti mes tij dhe një familje me turistë spanjollë.
Kokëdhima në video shihej teksa i hipur mbi makinën në ecje ku ndodheshin turistët theu xhamin në përpjekje për tu mbajtur.
Video krijoi një debat të gjerë në opinionin publik dhe u cilësua si një keqtrajtim ndaj turistëve çka aktivizoi edhe qeverinë që të investohej personalisht për të sajdisur turistët spanjollë protagonistë në video.
Por mbas një viti, Mihal Kokëdhima në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel duke folur për ngjarjen deklaroi se turistët spanjollë i kishin shkatërruar jetën.
Mihali tregon se e gjitha ndodhi pasi turistët nuk deshën porosinë, ndërsa ai kërkonte pagesën. Për sa i përket videos ku ai thyen xhamin e furgonit, Mihali shprehet se ishte instikti i tij për tu mbajtur pasi po i rrezikohej jeta.
“Një grup turistësh terrorizuan Mihal Kokëdhimën. Nuk e pe që isha drejt vdekjes. Përvec meje kush ishte drejt vdekjes. Ke parë një person që ishte drejt vdekjes. Kush ishte tjetër? Agresor që thyeja xhamin për tu mbajtur? Isha përball vdekjes dhe kërkoja të mbaja. thërrisja të ndalonte. E keni parë vetë se nuk i mohoj dot. Kur shoferi dhe pasagjeri i thoshte ndalo dhe thoshin hidhu. Kush është ai bir kur*e që të hidhet kur makina është në ecje. Ku keni par ju. Ishte fuqia ime fizike që mbijetova në momentin që thyeva xhamin dhe u mbajta ata i binin me shqelm dorës.
Ka qenë një ditë me shumë punë. Stafi nuk është i kualifikuar dhe unë doja që të dilnin të gjithë të kënaqur. Punoja me sinqeritet dhe bëja shumë mirë. Erdhi një grup spanjoll pritën rreth 20 minuta 30 minuta. U shkova ka këto këto këto. U them hajdeni të shikoni peshkun. Zgjedhon 5 kocë dhe 3 levrekë. Ua mora në syrin e tyre dhe ua vura në prush. U ulën dhe vazhdova punë. Ata për nja 10 minuta jo shumë, kamerieri më thotë se nuk duan 8 por 5. Tani e kishin dhënë porosinë. Ata e kishin dhënë dhe e dinin sa kanë marrë. Se nuk i han dot është puna e tyre. Dal nga kuzhina dhe e shoh bosh. Dal nga shkallët dhe i shoh te parkimi, u ngjita lartë dhe pashë ku vajtën se kishin dhënë porosinë. Shkova i pyeta dhe nuk më folën. Pse ikni u them, ose paguani dhe ikni. Shoferi më kapi për gryke dhe më kapi nga mbrapa nuk më la të lëvizja. Kur më la shoferi bërtita. Fola të kërkoja ndihmë u fut dhe shoferi në makinë. Unë dola para makinës dhe u them nuk do ikni pa ardh policia dhe marr policinë. Mbarova dhe u mora targën ky i futi marshin makinës unë isha para. Dhe çdo njeri ka instiktin të mbrohet. Me këtë telefon kam qenë ai nuk ndaloi. Ca mund të bëja dhe vura këmbën para se desh më mori zvarrë nuk e mendoja që do ikte. Ai ecte unë bërtisja mbaje mbaje. Ecte nja 200 metra dhe i rashë xhamit për ta ndaluar.
Qëndro i thoshte, ai thoshte do e çojmë në Sarandë. Pse unë shkova në spital i vdekur. Bëra 5 orë në spital, kur hapa sytë shkova për të bërë denoncim se më morën jetën. Se dija për videon. Edhe në punë nuk më fliste njeri. Nuk donin të më merrnin denoncimin. Pseee? Më thanë do të arrestohesh. Më burgosën dhe nuk donin të më lëshonin. Se kishin marrë urdhër për të më shkatërruar. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më kanë shkatërruar jetën. Të shkojnë në burg. Mua më vranë. O do më japësh lekët o do rri para makinës. Të më jap hakun tim o të vij policia. Ç’kërkonte e gjithë qeveria mbi mua?”tha Kokëdhima.