Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogia në Argjentinë vdes nga koronavirusi gjatë mësimit online



Një pedagoge në Argjentinë ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa zhvillonte një leksion në Zoom për studentët e saj.

Siç shkruan Daily Mail, 46-vjeçarja Paola de Simone, e cila jepte lëndën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Buenos Aires-it, ndërroi jetë për shkak të problemeve me frymëmarrjen gjatë një ore mësimi që po zhvillonte në aplikacionin Zoom.

Pedagogia kishte filluar të gulconte gjatë mësimit dhe studentët kishin parë gjithçka. Gjendja e saj dukej kaq e rëndë, saqë studentët kërkuan adresën e saj në mënyrë që t’i dërgonin një ambulancë.

De Simone kishte shkruar në Twitter në fund të gushtit se ajo kishte përjetuar simptoma të Covid-19 për të paktën katër javë. Ajo shtoi se burri i saj, i cili punon si mjek në A&E, ishte gjithashtu i rraskapitur.

“Është shumë e komplikuar. Unë kam qenë këtu me virusin për më shumë se katër javë dhe simptomat nuk zhduken”– shkruante ajo. “Burri im është lodhur nga puna aq shumë në këtë moment”.

Por pavarësisht se ishte e sëmurë dhe vuante nga një kollë e vazhdueshme, De Simoni nuk ndaloi së punuari.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë momente kur ajo rrëzohet gjatë mësimit online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *