Vendosni fjalën kyçe....

Që nga ligji për Presidentin te anti-shpifja, Rama përcakton objektivat e sesionit të ri Parlamentar


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij për seancën hapëse të sesionit të ri Parlamentar përcaktoi disa nga prioritetet që duhet të miratojë Kuvendi.

Rama tha se duhet të krijohet një ligj të ri për Presidentin. Duket se marrëdhëniet me Kreun e Shtetit dhe përplaset Rama kërkon t’i sheshojë me një ligj të ri që kërkon ta kalojë nga Parlamenti përbërja e të cilit do ndryshojë pas 7 muajsh për shkak të zgjedhjeve që janë dekretuar më 25 prill 2021.

Është një draft i shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit publik madje dhe në diskutimin e brendshme të palëve në parlament. Mendoj se ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës. Ka dhe këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë t’i shpikim, mjafton t’i marrim, t’i studiojmë, analizojë për të pasur një ligj për Presidentin e Republikës që është sa i nevojshëm aq dhe i munguar në gjithë këto vite”- deklaroi Rama.

Projektbuxheti ishte një tjetër temë me rëndësi në fjalën e kryeministrit, ku folur sërish për rritjen e pagave të mësuesve dhe mjekëve.

Pika tjetër e rëndësishme që besoj duhet të meritojë vëmendje nga parlamenti në mënyrë specifike dhe këtë vit, është projektbuxheti i ri, ku të mund të adresojmë shumëçka nga ato tema që faktikisht adresohen shpesh por shpesh herë në mënyrë spekulative dhe propagandistike dhe jo faktike. Shoh nevojën për të adresuar pagat e mjekëve dhe pagat e mësuesve. Janë dy kategori që në këtë fazë të zhvillimeve të vendit dhe të jetës sonë kanë një rol ekstra për shkak të vështirësive plus që ka krijuar pandemia. Besoj se ne i kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë në këto 30 vjet, duke iu qëndruar pranë dhe përmes kësaj page një vlerësim legjitim për ta dhe një respekt absolutisht të merituar për ta. Po ashtu dhe për mësuesit si një kategori që në këtë vit shkollor do përballet me një vështirësi ekstra, të jashtëzakonshme duke bërë dy punë, punën e mësuesit dhe punën ekstra për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve bashkë sepse është e vërtetë që fëmijët nuk janë pjesa më vulnerabël por është kaq e vërtetë që fëmijët janë transmetues. Çuarja në shkollë e rrit në mënyrë eksponenciale ekspozimin e të gjithëve ne”-theksoi Rama.

Gjithashtu Rama pret që këtë sesion t’i japë fund nismës së nisur me ligjin anti-shpifje. Kur ka marrë edhe opinionin e Venecias, mazhoranca dhe kryetari i saj pritet që të çojnë përpara nismën e tyre për projektligjin shumë të debatuar për mediat online.

Nuk ndryshoj opinion që shpifja duhet adresuar sa i përket mediave online, kemi një raport ndihmues për sa i përket Komisionit të Venecias, ta kalojmë këtë ligj njëherë e më parë në parlament se po bën kërdinë përditë e përnatë. Ka sugjerime  edhe për median publike për sa i përket bordit të RTSH-së për t’i hapur rrugën për të gjithë ata profile që i sugjeron Komisioni  i Venecias që fatkeqësisht janë përjashtuar nga mundësia për të kontribuuar në këtë komision publik të medias“-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *