Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Kryemadhi përplasen në distancë për çështjen e detit (Video)


Një deklaratë nga foltorja e Kuvendit e Kryeministri Edi Rama ka bërë që të sjellë reagimin e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Rama thumboi Kryemadhin se deti nuk mbrohet me varka dhe lopata dhe deklarata duke i kujtuar se në marrëveshjen e 2009 me Greqinë LSI-ja ishte në koalicion me PD-në dhe nuk e kundërshtoi.

Nisen me varka mono, për të mbrojtur detin në mes të diellit. Duke i rënë lopatës sa majtas djathtas, dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Ça deti po mbroni? Kë det?Ata që e lëshuan detin, sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Berisha, Lulzim Basha. Monika në atë kohë nuk kishte lopatën, kishte vetëm varkën se lopatën e kishte Iliri. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje me fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës”-deklaroi Rama.

Ndërsa kryetarja e LSI-së pas kësaj deklarate ka zgjedhur që të reagojë me një video të të rinjve të forcës politike që drejton ku thërrasin “Rama ik”.

Ndërsa në komentin shoqërues me videon, Kryemadhi i thotë Ramës të ketë kujdes me detin “se të merr batica dhe s’ka salvagente”, që të të shpëtojë”.

I vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vete ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv
Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë! “-shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *