Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama për mashtrim me ndërtimin e spitalit të Laçit, yë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një deklaratë nga Laçi, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se, kryeministri Rama kishte premtuar në dhjetor 2019 se spitali do ndërtohej maksimumi brenda qershorit 2019.
Sipas Këlliçit, në vendin ku do ngrihej spitali i ri ka vetëm një grumbull rrënojash e inertesh të palëvizura ndërkohë që nuk dihet ende kur do nisë punën spitali i ri.
“Spitali i Laçit ishte një ndër ndërtesat që u dëmtua shumë rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit, për të cilin Edi Rama tha me zë e figurë në datë 14 dhjetor 2019 se do të ndërtohej brenda pranverës, maksimumi në qershor 2020. Spitali i ri i Laçit sipas Edi Mashtruesit do të ishte me standarde te larta dhe teknokogji të re. Jemi në fillimin e shtatorit dhe ende gërmadhat qëndrojnë njëlloj, të palëvizura. Nuk ka asnjë indicie, asnjë tabelë informuese, asnjë informacion zyrtar se kur do të nisë ndërtimi i spitalit të ri, i cili do duhej të ishte inaguruar 3 muaj më parë. Çdo ditë që kalon, është një ditë e humbur me premtimet boshe të Edi Ramës, për të cilat do të ndëshkohet më 25 prill nga vullneti i lirë i shumicës së shqiptarëve, që aq shumë shpresojnë për ndryshim!” – tha ndër të tjera Këlliçi.