Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të adresohen me shpejtësi ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjet, listat do hapen 100% vetëm nëse ruhet ekuilibri gjinor


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme theksoi se duhet të adresohen me shpejtësi ndryshimet Kushtetuese lidhur me zgjedhjet.

Ai tha se listat mund të hapen 100% vetëm nëse garantohet që të ruhet ekuilibri gjinor.

“Bashkërisht duhet përmes komisionit të ligjeve me përfaqësuesit e të dy palëve të hedhim në letër atë që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor.

Besoj se nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me gjithë fuqinë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura.

Sigurisht edhe për të vendosur në Kodin Zgjedhor mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor.

Për listat e hapura duhet të gjejmë rrugën e duhur brenda sallës parlamentit dhe pjesë e opozitës jashtë parlamentit. Nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur por duhet të kërkojmë konsensus 100%.

I vetmi problem për hapjen e listave 100% është garantimi i ekuilibrave gjinore. Nëse kjo garantohet me një mekanizëm të sigurt ne nuk kemi asnjë problem. Lista të hapura 100% që e kthejë parlamentin në kohë që për të gjetur një grua në mes të 100 burrave për ne nuk është e mundur.

Ne kemi atë shqetësim që kemi pasur qysh ditën e parë. I vetmi problem për ne lidhur me kërkesën për të hapur listat 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor. Nëse gjendet mekanizmi i besueshëm jemi gati ta pranojmë, ndryshe mos prisni të gjeni dakordësinë nga ne.

Por besoj, kjo nuk është një sfidë e panjohur. Jam i bindur që bashkërisht me vullnet të mirë do të gjejmë një rrugë që të gjitha palët të mund të ndihen të përfaqësuara ku asnjë palë nuk mund t’i marrë të gjitha dhe çdo palë të pranojë që çka nuk mundi të marrë vetë të marrë tjetri”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *