Vendosni fjalën kyçe....

Shahini: Pas mbarimit të mandatit nuk do jem më në qeveri dhe Shqipëri


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një intervistë për emisionin “Ilva Now” në Euro News Albania, deklaroi se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.

Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, znj. Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Mendoj se këto janë diskutime normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *