Pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë në ndeshjen e parë në grup në Ligën e Kombeve, Shqipëria kërkon suksesin e dytë, kësaj here në fushën e saj.
Sot në mbrëmje kombëtarja e drejtuar nga trajneri Reja do presë Lituaninë në një ndeshje delikate për më tepër që kundërshtari zbret në fushë pas humbjes në ndeshjen e parë në grup.
Tekniku italian Reja pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për sfidën e sotme.
Kështu në mbrojtje mund të jenë titullarë Mihaj në vend të Veselit, ndërsa në mesfushë ndërsa Laçi dhe Çekiçi mund të luajnë në vend të Bares e Abrashit.
Sadiku ktehet titullar në sulm pas dëmtimit të Cikalleshit ndërsa shoqëruesi i tij në sulm do jetë Manaj ose Broja.