Pas zhgënjimit që shfaqi Turqia për njohjen e e Kosovës nga Izraeli, presidenti Thaçi ka folur në një konferencë për shtyp dhe ka nxjerrrë detaje nga telefonata me presidentin e Turqisë.
Duket se nuk ka asnjë problem në këtë çështje. Ai garanton se njohja e Kosovës nga Izraeli nuk do të jetë problem për marrëdhënien vëllazërore Kosovë- Turqi.
”Jam në kontakt me Erdogan. Diskutova me telefon. Kjo njohje Izrael- Kosovë nuk do të cënojë marrëdhëniet me Turqinë. Nuk do të ketë probleme. Tani do të kemi aleatë më të mëdhenj. Mbetet vetëm të kemi marrëdhënie institucionale më produktive dhe efektive.”– tha Thaçi.