Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi t’i ngulë kaçavidën në bark përgjegjësit të pyjores, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd


Një 27-vjeçar në Librazhd është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me kaçavidë dhe ka tentuar të plagosë në bark përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura në Elbasan.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, si bashkëpuntorë të 27-vjeçarit.
Policia thotë se mbrëmë punonjësit e pyjores kishin ndaluar një furgon, që po e ngarkonin me dru zjarri. Tre personat janë larguar nga vendi i ngjarjes, por njëri prej tyre i cili mbante një kaçavidë në dorë, ka tentuar të plagosë përgjegjësin e sektorit në pjesën e bargut. Më pas ai ka tentuar të largohet.

DETAJET E POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.
Këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.
Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.
Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *