Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç “godet” Ramën: Si mund të përkrahësh Gjukanoviçin kur ka ndërtuar shtet privat dhe ka lënë zonat shqiptare më të varfra?!


Drejtuesi i Partisë Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar në emisionin “A Show” në Syri TV mbështetjen që Kryeministri shqiptar bëri kundrejt Milo Gjukanovic përpara zgjedhjeve.

Ai tha se nuk mund të mbështetej Gjukanovic pasi gjendja e shqiptarëve në Malin e ZI është më e keqja janë zonat më varfëra.

Çka me thanë. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë.

Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi.

Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” deklaroi Abazoviç.

Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.

Ai tha se Rama le ta mbrojë Gjukanoviçin sa të dojë, por duhet “të lejojë shqiptarët e Malit të Zi ta marrin politikën në dorë, të marrin ardhmërinë në dorë”.

Me përkrahë diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem”- tha Abazoviç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *