Aktori i njohur i Hollivudit, Alec Baldwin, ka shpërthyer së fundmi në një episod të përsëritur ndaj presidentit amerikan.
Në një postim në Twitter, aktori i bëri thirrje amerikanëve që të mos rrinë në shtëpi por të regjistrohen për të votuar për e për të përzënë laviren fashiste, duke iu referuar presidentit Trump.
Baldwin është një nga aktorët e shumtë të Hollivudit që janë rreshtuar kundër presidentit amerikan që prej zgjedhjes së tij në vitin 2016 dhe në jo pak raste ka bërë deklarata të forta kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Le të mos e kalojmë fundjavën e fundit të verës duke folur për këtë kasetë Faux-Bama. Kush e rruan për këtë?. Regjistrohuni për të votuar. Dhe le ta heqim nga jeta këtë lavire fashiste.” – shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë raportohet se djali i aktorit John Malkovich u arrestua në një trazirë të dhunshme në Portland, Oregon, gjatë fundjavës raportojnë mediat.
Daily Mail raporton se djali i Malkovich, Loewy, 28 vjeç, akuzohet për sulm ndaj një oficeri policie dhe sjellje të çrregullt.
Ai është në mesin e 27 të arrestuarve në demonstratë, ku aktivistët e Black Lives Matter u bashkuan me anëtarët e Antifa-s për të protestuar ndaj brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore.