Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.
Flakët që kanë rënë në zonën e pyllëzuar nga bimësia kryesisht e ulët, po favorizohen edhe nga era.
Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimin e zjarrfikëses.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave”-thuhet në njoftimin e policisë.