Janë përzgjedhur 8 gjyqtarët që do jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, organ që do gjykojë mbi ankesat e partive pas zgjedheve të 25 prillit.
Shorti u hodh ditën e sotme në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ashtu siç ishte njoftuar një ditë më parë.
Gjyqtarët e përzgjedhur me short janë:
Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Ermona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjoka