Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri në vend.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.
Në deklaratën e lexuar nga përfaqësuesja e ISHP-së, thuhet se nga 830 persona të testuar së fundmi, janë zbuluar 147 raste të reja me koronavirusin e ri.