Vendosni fjalën kyçe....

Infografikë / Shqiptarët rekord për kërkimin e azilit në BE


Nga Lorik Idrizi

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën ballkanike për nga numri i qytetarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian (BE) në periudhën 2013-2018, tregon analiza e KDP e bazuar në të dhënat e Eurostat.

Gjatë kësaj periudhe pesëvjeçare gjithsej 163 mijë shtetas të Shqipërisë dhe rreth 137 mijë të Kosovës kanë kërkuar azil në BE.

Turqia është e treta në listë me 60 mijë, e katërta Serbia me 53 mijë kurse e pesta është Maqedonia e Veriut me mbi 38 mijë azilkërkues. Më pak kërkesa për azil ka të shtetasve të Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Për më shumë shiheni infografikën e KDP:

Numri i aplikantëve  për azil nga qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë ,për në vendet e  BE-28, nga  2013-2018.

Sa është numri i qytetarëve (personave) nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë që kanë aplikuar për azil në vednet e BE-së në vitet përkatëse

Numri i aplikantëve për azil , në shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë, totali nga 2013-2018

Mesatarja vjetore për vitet 2013-2018 eaplikantëve për azil , në shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Kdpolitik

*Shënim: Hashtag.al ka nisur një bashkëpunim mediatik ndërshqiptar me medien Kdpolitik.com me qendër në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojave dhe i shkrimeve për një këndvështrim ndryshe të çështjeve që prekin e shqetësojnë shqiptarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *