Vendosni fjalën kyçe....

Ish-punonjësi i Google & Twitter: Algoritmet mund të censurojnë njëkohësisht Trump-in para zgjedhjeve


Një libër i ardhshëm nga reporteri hulumtues i Breitbart News, Allum Bokhari, ka intervistuar një burim që ka punuar si te Google ashtu edhe te Twitter.

Ai tregon sesi algoritmet e AI (Artificial Intelligence – Inteligjenca Artificiale) të përdorura nga gjigantët e teknologjisë po stërviten e programohen për të synuar konservatorët.

Libri, “#DELETED: Beteja e gjigantëve të teknologjisë për Fshirjen e Lëvizjes Trump dhe Vjedhja e Zgjedhjeve”, do të botohet nga Center Street në 22 Shtator. Burime pranë Google dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë thonë se libri do të ‘lëkundë themelet e Silicon Valley’.

Një ish-punonjës i Tëitter-it dhe Google, i cili ka kaluar mbi një dekadë duke punuar në ndërmarrjet e Big Tech, foli me Bokhari-n rreth ‘renditjes së cilësisë’ që kompanitë e mëdha të teknologjisë u caktojnë përdoruesve të tyre.

Ky rezultat sekret, i cili ka ngjashmëri të frikshme me sistemin e ‘kreditit social’ të Kinës, përdoret nga platformat e teknologjisë për të përcaktuar nëse përdoruesit e tyre janë një burim vlere për kompaninë, ose nëse ata janë ‘abuzivë’ dhe një dëm për përdoruesit e tjerë.

Burimi zbulon se si termi ‘abuziv’, i cili më parë zbatohej vetëm për sjelljet jo-politike si ‘spamming’ (mesazhet e pakërkuara ose spam) dhe postimi i përmbajtjes së pahijshme, është kthyer në një mjet për të trajnuar algoritmet e AI për të censuruar konservatorët.

Këto algoritme po mësohen nga punonjësit më anti-Trump të Big Tech, se sjellja ‘abuzive’ përfshin gjëra të tilla si ‘gjuhë urrejtjeje’, ‘keqinformim’, postimi i ‘teorive të komplotit’ dhe sjellje të tjera që i nënshtrohen përkufizimeve shumë politike.

Burimi gjithashtu pretendon se rezultati i ‘cilësisë’ së një llogarie mund të ulet thjesht duke ndjekur ose ndarë materiale nga llogari të tjera të konsideruara ‘abuzive’, duke lejuar algoritmet të censurojnë rrjete të tëra njerëzve në të njëjtën kohë.

Burimi i brendshëm vazhdon të shpjegojë se si këto algoritme po përhapen nëpër platforma të shumta teknologjike dhe do të rezultojë në shtypjen me shumicë të lëvizjes Trump – pikërisht në kohën e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *