Vendosni fjalën kyçe....

Juventusit i kushton 8.5 milionë euro shkarkimi i Sarrit


Maurizio Sarri raportohet se ka refuzuar shkëputjen e kontratës së tij me marrëveshje të ndërsjellë, kështu që Juventus pritet që t’ia paguajë atij 8.5 milionë euro deri në përfundim të saj

Trajner u shkarkua, pavarësisht se fitoi titullin e Serie A dhe arriti në finale të Kupës së Italisë, derisa u shkarkua pasi që humbi në 1/8-en e finales se Ligës së Kampioneve.

Parasegjithash, marrëdhënia e tij me skuadrën nuk ishte në nivelin e duhur kurse Corriere della Sera shkruan se ai i kishte thënë drejtorëve të klubit se “skuadra e tij nuk dinë të stërvitet”.

Raporti i njëjtë po ashtu thekson që Sarri nuk ka për synim që ta shkëpus kontratën e tij me marrëveshje të ndërsjellë.

Një muaj ka kaluar prej që ai është shkarkuar dhe vendin e tij e ka marrë trajneri Andrea Pirlo, kurse paga e tij ka vlerë gjashtë milionë euro në sezon.

Ka një klauzolë që e lejon Juventusin që ta shkëpus kontratën një vit më herët për 2.5 milionë euro, por kjo është valide vetëm në qershorin e vitit 2021.

Nëse Sarri e merr një vit pushim, ai do ta merr pagën për një vjet me vlerë gjashtë milionë euro, kurse në verën e ardshme Juve do të derdh në xhirollogarinë e tij edhe 2.5 milionë euro të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *