Më në fund filmi i “Mulan” është gati për premierën në mbarë botën, por ende pa dalë kanë nisur thirrjet për bojkot.
“Disney” po kritikohet për shkak se e ka xhiruar filmin në pjesë të Kinës ku qeveria akuzohet për abuzime serioze të të drejtave të njeriut.
Në provincën Xinjiang, mendohet se mbahen të arrestuar rreth 1 milion njerëz, kryesisht ujgurë myslimanë, shkruan BBC.
Po ashtu ka patur kritika sepse aktorja kryesore e filmit, Liu Yifei, mbështeti policinë e akuzuar për dhunë ndaj protestuesve të Hong Kongut që kërkojnë demokraci.
Disney nuk ka komentuar mbi kritikat lidhur me këto dy ccështje, ndërsa Kina thotë se kampet e saj të paraburgimit në Xinjiang janë të nevojshme për të përmirësuar sigurinë.
Filmi është një xhirim i historisë së animuar të vitit 1998, të një vajze të re që zë vendin e babait të saj në ushtri.
Premiera e filmit në Kinë është vendosur të mbahet më 9 shtator.