Teksa pret mbërritjen e Arturo Vidalit nga Barcelona, drejtuesit e Interit kanë vendosur të blindojnë sulmuesin Lautaro Martinez, që kërkohet me ngulm nga klubi blaugrana.
Drejtuesit sportivë të klubit, Marota e Ausilio po bëjnë çmos që të bindin menaxherin e lojtarit dhe vetë argjentinasin për të qëndruar në Milano deri në vitin 2025.
Tani për tani, Martinez merr 3 milionë euro në sezon ndërsa plani i pronarit të zikatërve, Suning është t’i ofrojë sulmuesit 6 milionë euro në sezon plus bonuset.
Klauzola për prishjen e kontratës që skadoi në korrik ishte 111 milionë euro.