Vendosni fjalën kyçe....

Nga ministria në ministri, kunati i zv.kryeministrit Braçe emërohet drejtor i Ndihmës Juridike Falas


Zv.kryeministri Braçe ka emëruar kunatin e tij, Ergyq Qirici, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Institucioni në fjalë është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Në vitet 1998-2013, Qirici ka qenë punonjës i Drejtorisë së Legjislacionit në Ministrinë e Financave.

Gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste, kunati i Braçes ka ushtruar disa funksione zyrtare.

Ato përfshijnë atë të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështëtese, Sekretarit i Përgjithshëm i Komanduar në Ministrinë e Financave, kreut të Drejtorisë së Pronës Publike në të njëjtën ministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *