Pas letrës së kreut të Kuvendit, Ruçi, drejtuar partive në parlament dhe opozitës jashtëparlamentare për të çuar përfaqësuesit e tyre në Komisionin Parlamentar që do zgjedhë anëtarët e rinj të KQZ-së, opozita e bashkuar ka vendosur të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi.
Kjo u bë e ditur nga vetë opozita nëpërmjet një letre drejtuar kryeparlamentarit.
Sipas marrëveshjes së 5 qershorit KQZ-ja do ketë një tjetër strukturë nga ajo e deritanishme.
Ajo do përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.