Vendosni fjalën kyçe....

“Sami Frashëri me fat që e tronditi tërmeti” – Veliaj s’e ka mendjen te mufkat e moderatores por te propaganda


“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti”- kjo ishte deklarata e moderatores Rudina Magjistari, për kryebashkiakun Erion Veliaj, e cila është kthyer në sensacion dhe burim talljesh në rrjet.

Por ndërsa gafa të tilla nga ana e moderatores nuk janë një gjë e re, shumë pak është folur mbi reagimin që bëri Veliaj, pas këtyre fjalëve.

Gjatë intervistës kur Magjistari lëshoi mufkën për shkollën Sami Frashëri, Veliaj as që e dëgjon fare, madje ndërsa ajo fliste, po ndërhynte për të mbaruar fjalët që i kishin mbetur pa thënë lidhur me rindërtimin e shkollës, duke vazhduar propagandën. 

Në ekran gjatë gjithë intervistës parakalonin pamjet propagandistike 3D të projektit të shkollës së re, ose pamjet e godinës duke u shembur.

Shkolla “Sami Frashëri”, e cila mbeti e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe rindërtimi do të paguhet me para nga taksat e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *