Banorët e një pallati në Durrës kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar nga autoritetet që të sqarohet se çfarë do bëhet me banesat e tyre.
Bëhet fjalë për 40 familjet e pallatit 783 në lagjen 5 të qytetit bregdetar. Sipas tyre, pallati është dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit në shkallë DS4.
Ata pohojnë se marrin bonus qiraje por nuk janë njoftuar nëse pallati do rikonstruktohet apo do prishet.
Po kështu ata kanë deklaruar se nga Instituti i Ndërtimit nuk ka shkuar më askush për të parë në mënyrë të thelluar dëmet e shkaktuara.
Ky i fundit ndërkohë ka thënë se përgjigjen e ka dërguar në bashkinë e Durrësit por banorëve pohojnë se nuk janë njoftuar ende.