Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët më të varfër, por testin për Covidin e paguajnë më shtrenjtë se francezët e gjermanët


Nëse ju duhet të kryeni një test për Covid-19, aktualisht ekzistojnë dy metoda: testimi për një infeksion aktiv (Testi PCR ose tamponi) dhe testimi për ekspozimin e kaluar (Testi i Antitrupave).

Testet PCR zbulojnë materialet virale të pranishme në lëngun trupor ndërsa testet e antitrupave zbulojnë nivelin e antitrupave të prodhuar pasi ka ndodhur një infeksion.

Prej pak kohësh ekziston mundësia për t’i kryer të dyja këto teste edhe në spitalet private në Shqipëri, që kur lindi nevoja për emigrantët që të paraqisnin vërtetimin me testin negativ, për të kaluar kufirin.

Pas një vëzhgimi të tregut që ka bërë Hashtag.al, kemi mësuar se çmimet e testeve në spitalet në vend janë standarde: Testi PCR kushton 12.000 lekë ndërsa ai serologjik (i antitrupave) kushton 4.000 lekë. Për të kaluar kufirin, duhet testi i parë. Ka teste të ndryshme brenda këtyre kategorive që po kryhen aktualisht në mbarë botën, por nuk po futemi në ato specifikime.

Aty ku do ndalemi, është krahasimi me testet që bëhen në klinikat private në vende të BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas një vëzhgimi në faqet zyrtare të klinikave private në këto vende, kemi vënë re se çmimet në Shqipëri, janë relativisht më të larta se në Francë e Gjermani, sidomos kur marrim parasysh mbi të gjitha dhe nivelin e pagës mesatare.

Për shembull, nëse në Francë kemi një pagë mesatare mujore afërsisht 3 mijë euro (7 herë më e lartë se në Shqipëri), testin PCR mund ta kryesh dhe me vetëm 50 euro, ndërsa atë serologjik mund ta kryesh edhe nëpër Farmaci duke paguar vetëm 10 euro. Sigurisht ka Farmaci ku këto teste shiten edhe më shtrenjtë./Hashtag.al

Më poshtë tabela krahasuese e çmimeve të testeve:

Të ardhurat mesatare mujore marrë nga ReinisFischer.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *