Vendosni fjalën kyçe....

‘Sputnik V’ e Rusisë hidhet në qarkullim publik


Grupi i parë i dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit “Sputnik V” ka marrë dritën jeshile për përdorim publik dhe tashmë ka hyrë në qarkullimin civil. Të paktën kështu ka njoftuar Ministria Ruse e Shëndetësisë.

Vaksina, e zhvilluar nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Kërkimit Gamaleya të Moskës, “i është nënshtruar testeve të nevojshme të cilësisë” dhe “ka hyrë në qarkullimin civil”, tha ministria në një deklaratë të shkurtër të martën.

Më shumë doza do të shpërndahen nëpër rajonet ruse, thuhet më tej.

“Russia Today” shkruan se ky njoftim shënon një tjetër moment historik në zhvillimin e vaksinës Gam-COVID-Vac, e njohur më mirë me emrin tregtar Sputnik V.

Më 11 gusht, pasi përfundoi me sukses provat klinike të Fazës 1 dhe Fazës 2, Rusia u bë vendi i parë që zyrtarisht regjistron vaksinën e vet të koronavirusit.

Zhvilluesit e vaksinës janë përballur me akuza se janë “nxituar” të hedhin Sputnik V në treg, pa përfunduar procesin e kalimit në të gjitha provat.

Studiuesit rusë i kanë mohuar ato akuza, duke argumentuar se testimi për vaksinën, e cila aktualisht po studiohet akoma dhe pas regjistrimit, ishte krijuar “shumë më efikase dhe bazuar në supozime më të mira” sesa rivalët.

Ndërkohë, Kryebashkiaku i Moskës Sergej Sobyanin ka zbuluar se testimet pas regjistrimit të Sputnik V në Moskë mund të zgjasin nga dy në gjashtë muaj. Programi i vaksinimit masiv në qytet, pritet të fillojë në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *