Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua 27 herë me thikë, autori i dyshuar i vrasjes së Regis Runajt “zbërthehet” para policisë


Autori i dyshuar për vrasjen e Regis Runajt, ka pranuar të bëhet baskëpunëtor i drejtësisë.

Euglen Halili e ka pranuar vrasjen me thikë të Runajt duke rrëfyer personin që e kishte paguar dhe dinamikën e krimit të kryer prej tij, shkruan Shqiptarja.

Runaj u qëllua 27 herë me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit më 29 korrik 2020.

Sipas dëshmisë së Halilit, ai ishte shok me viktimën ndërsa vrasjen e tij e ka porositur Xhuljano Hoxha. Ai ka thënë se Hoxha i ka premtuar një shumë të konsiderueshme me euro e pas kësaj ka planifikuar krimin.

Sipas autorit, ai e ka qëlluar me thikë shokun nga pas shpine teksa të dy ishin duke ecur me motor. Ai ka vijuar ta qëllojë derisa Runaj ka ndërruar jetë e pas kësaj, Halili është larguar nga vendi i ngjarjes me motorin e viktimës. Për vrasjen e Runajt janë arrestuar Halili dhe Xhuljano Hoxha.

Po kështu ai ka pranuar se ka vëzhguar Emiljano Ramazanin dhe u ka treguar personave të tjerë që më pas e ekzekutuan me 5 plumba pasi doli nga makina e tij. Krimi ndodhi në Elbasan në datën 20 korrik 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *