Komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka zbuluar disa nga temat e diskutimit me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
Ai tha se sot ka pasur diskutime të jashtëzakonshme duke i pohuar Hotit se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.
“I kënaqur për progresin që është bërë në takimin e së hënës në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Varhelyi pas takimit.
Varhelyi ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në mes të Kosovës dhe Serbië, BE-ja është e gatshme që të punojë drejt pajtimit të këtyre dy shteteve.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, BE është e gatshme që të punojnë në rrugën e përbashkët për avancim drejt zhvillimit ekonomik dhe pajtimit”.