Vendosni fjalën kyçe....

Avdullah Hoti i përgjigjet Vjosa Osmanit: Ajo e kupton vetëm pas 3 vjetësh gabimin


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, iu përgjigj Vjosa Osmanit pasi ajo e quajti atë arrogant.

Hoti tha se mund të ketë të meta të tjera, por nuk është arrogant e më pas shtoi se zonja Osmani e kupton që është gabim, vetëm pas tri vjetëve.

“Besoj që jam personi i fundit me më quajt arrogant, mund të kem të meta tjera por jo arrogant.
Mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët mund të bëjnë punën më mirë sesa zonja Osmani, por kjo është krejt relative. Për dallim prej një pjese të opozitës që kanë qenë gjithmonë gabim dhe kurrë nuk e kanë kuptuar që e kanë gabim, zonja Osmani e kupton që është gabim pas tri vjetësh”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Sjellim ndërmend se Vjosa Osmani, deklaroi të martën ka thënë se me LDK-në i ka ndarë rrugët dhe se së shpejti do të formojë një parti të re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *