Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja që u arrestua me bashkëshortin s’i dha mandatin Valbona Sakos në 30 qershor


Ditën e sotme prokuroria speciale anti-korrupsion, SPAK, njoftoi se kishte kërkuar arrestimin e gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj Arben Cara dhe tre avokatëve në një rast të dyshuar korrupsioni.

Mimoza Margjeka rezulton të jetë gjyqtarja që nuk i dha mandatin kandidates së PS-së për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, në votimet e 30 qershorit.

Pas vendimit të Margjekës çështja shkoi në Gjykatën e Apelit dhe kjo e fundit e hodhi poshtë vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë mandatin Valbona Sakos.

Sako u dorëhoq si kryebashkiake e Durrësit në 1 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas një deklarate në media, ndaj Sakos pati reagime të shumta në rrjetet sociale dhe kjo sipas saj, e detyroi të dorëhiqet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *