Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje hetuesve të aplikojnë për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimeve.
Gara për hetues në BKH u hap që ditën e djeshme, duke shpallur kriteret dhe procedurat për tu bërë pjesë organit të hetuesisë shqiptare.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.
Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë?
Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv “-thuhet në deklaratën e ambasadës.