Vendosni fjalën kyçe....

Jerusalem Post: Nëse Izraeli e njeh Kosovën, Serbia s’do e zhvendosë ambasadën në Jeruzalem


Njohja nga Izraeli e Kosovës si një vend i pavarur do të tensionojë marrëdhëniet me Serbinë, pavarësisht se ajo është në kuadrin e marrëveshjeve që vendet e Ballkanit nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, i tha të mërkurën The Jerusalem Post një burim i afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur.” – ka thënë burimi që ka njohuri të afërta të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington. “Për më tepër, kjo lëvizje nga Izraeli do të dëmtonte marrëdhënien e ngushtë mes Izraelit dhe Serbisë dhe nuk do të jetë kurrë e njëjta marrëdhënie. Është kaq e thjeshtë.” – vijoi burimi.

Burimi shtoi se ‘shumë kanë argumentuar se Izraeli duke njohur Kosovën do të ishte i ngjashëm me vendet që njohin në mënyrë të njëanshme Palestinën.

Izraeli nuk e ka njohur Kosovën për më shumë se një dekadë, nga shqetësimi për dëmtimin e lidhjeve të forta me Serbinë dhe për krijimin e një precedenti për njohjen e shtetit palestinez.

Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA-në në të njëjtën kohë në zyrën ovale të premten e shkuar në prani të presidentit amerikan Donald Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *