Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhen bisedimet Turqi-Greqi në selinë e NATO-s


Bisedimet midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s mbi mënyrën për të shmangur përshkallëzimin ushtarak në Mesdheun lindor janë shtyrë për më vonë këtë javë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se bisedimet synojnë të parandalojnë një përshkallëzim që vjen nga incidente të mundshme si përplasja mes anijeve luftarake greke dhe turke muajn e kaluar.

Konflikti nisi pas lundrimit të një anijeje turke që po kërkon për naftë dhe gaz në ujërat e Mesdheut në perëndim të Qipros, një operacion që Greqia e dënoi si të paligjshëm. Ankaraja dhe Athina pretendojnë se secila zonë është pjesë brenda kufirit të tyre kontinental.

Delegacionet ushtarake nga dy anëtarët e NATO-s kishin për të zhvilluar bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë për të enjten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *