Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të martën edhe një herë se nëse kandidati demokrat për president, Joe Biden, fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, Kina do të përfitojë shumë.
“Nëse Biden fiton, fiton Kina. Është kaq e thjeshtë.” – tha Trump, duke shtuar se ish-zv.presidenti po e dorëzonte të ardhmen e fëmijëve amerikanë te një vend si Kina.
Presidenti foli gjatë një tubimi fushate në Winston-Salem, Karolina e Veriut, të martën në mbrëmje.
“Kina do tmerrësisht që Biden të fitojë.” – tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Trump kujtoi karrierën e Biden, që lejoi të kalonin politika që transferonin punë të rëndësishme në kompani jashtë vendit, që lehtësoi kufizimet në kufijtë e SHBA-së dhe dërgoi amerikanët në luftëra të huaja.
“Unë po kandidoj për t’u rizgjedhur për t’i mbajtur vendet e punës në shtëpi, për t’i futur kriminelët e dhunshëm në burg dhe për të siguruar që e ardhmja t’i përkasë Amerikës, jo Kinës dhe vendeve të tjera.” – tha Trump.
Ai kritikoi Biden për mbështetjen e marrëveshjeve të këqija tregtare të tilla si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) dhe Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) dhe mbështetjen e lejimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
“Për gjysmë shekulli, Joe Biden shtrëngoi duart punonjësit e policisë dhe pastaj ai u kthye dhe menjëherë i goditi me thikë pas shpine.” – tha Trump.
Presidenti paralajmëroi votuesit se Biden dhe “miqtë” e tij në Uashington shkatërruan komunitetet e tyre.
“Ai mbylli fabrikat në Baltimore dhe i dërgoi në Pekin. Të gjitha u dërguan në Pekin… Ai mbylli uzinat në Çikago dhe i dërgoi në Shangai.”