Ish-kryeministri Sali Berisha në një ndërhyrje në emisionin “Opinion” për çështjen e detit pas kryeministrit Edi Rama, ka mbrojtur marrëveshjen e detit të arritur në vitin 2009 nga qeveria e tij.
Berisha madje shkoi më tej me deklaratën e tij duke e quajtur akt të tradhtisë së lartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai akuzoi madje Gjeneral Myslym Pashai se ka mashtruar me hartën e prezantuar në Gjykatë në atë kohë duke ndryshuar koordinatat.
“Rama së bashku me Gjykatën Kushtetuese kanë bërë akt të tradhtisë së lartë. E vetmja që ka marrë për bazë, ka qenë harta e një falsifikatori ka spostuar koordinatat në territorin shqiptar nga 38 në 22 Të jeni të bindur se marrëveshje si ajo nuk do arrihet”-deklaroi Berisha.