Një foto e vjetër familjare e kandidatit demokrat për president Joe Biden, e retushuar për të hequr logon e një ekipi futbolli që tani është e diskutueshme, ka ngritur pikëpyetje në lidhje me angazhimin e CNN mbi faktet.
Një foto e Biden duke mbajtur një nga djemtë e tij të vegjël ishte postuar në internet nga kandidati në qershor. CNN e përdori atë të hënën në mbrëmje për specialen ‘Lufta për Shtëpinë e Bardhë: Udhëtimi i gjatë i Joe Biden’.
Por te versioni i publikuar nga CNN, logoja e Ëashington Redskins ishte zhdukur nga kapuçi i djalit të Biden.
Ekipi e hoqi emrin dhe logon e tij në korrik të këtij viti, në mes të trazirave rreth ‘drejtësisë racore’ që përfshinë SHBA-në pas vdekjes së George Floyd, një afro-amerikan, në Minesota.
Aktualisht njihet si skuadra e futbollit të Uashingtonit, pasi ‘Redskins’ u gjykua fyese për amerikanët vendas.