Me burg përjetë është dënuar shtetasi grek, Efthimiu Efthimiu, i cili akuzohet për ekzekutmin e Devi Kasmit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 janar 2018 në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë.
Personi që u akuzua si bashkëpunëtor në krim, Elton Halipaj, është dënuar me 33 vjet burgim. Sipas prokurorisë, vrasja e Kasmit ishte porositur nga Domart Konjari dhe e zbatuar nga Aurel Hoxhallari (Altin Hoxhallari), Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Prokuroria në atë kohë tha se është e provuar përtej çdo dyshimi se Aurel (Altin) Hoxhallari, Efthymiu Efthymiu, Elton Habilaj, në bashkëpunim mes tyre dhe të tjerë kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.
Pas aksionit të policisë, në banesën njëkatëshe, e përdorur si bazë e grupit, u sekuestruan: bomba, mina, 100 fishekë, 7 armë të kalibrave të ndryshme, 1 granat, 3 predha antitank, 5 granata, 5.6 kg tritol, 2 minta të gatshme për shpërthim, 6 selenciatorë, dylbi, shënjestra optike dhe 115.6 kg kanabis.
Shtetasi grek rezulton se ka hyrë në Shqipëri më 10 nëntor 2017, i shoqëruar nga Aurel (Altin) Hoxhallari e deri ditën që u krye vrasja e Kasmit ka qëndruar në Shqipëri, ka zbuluar prokuroria në hetimin e saj.